Chelsea ka arritur marrëveshje me skuadrën portugeze të Portos, për transferimin e mbrojtësit Alvaro Pereira, për një tarifë rreth 25 milionë funte.
Pereira ka qenë i lidhur me Chelsean që kur Andre vilas-Boas e ka marr skuadrën londineze në menaxhim, dhe kishte spekulime se Porto nuk do ta lejojë lojtarin të transferohet tek Chelsea, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe sot të dyja skuadrat kumtojnë se kanë arritur marrëveshje me njëra-tjetrën për transferimin e lojtarit në fjalë.
Me ketë transferim, menaxheri i skuadrës Andre vilas-Boas pritet të zgjidhë problemi me mbrojtësin e krahut të djathtë, pasi që e kishte vetëm Bosingwan në dispozicion e, që nga sot, portugezi i Chelseas mund të llogarisë në konkurrence tek bashkëkombësi i tij Alvaro Pereira. (LajmeShqip.com)