Një fitore e lehtë e Barcelonës (1:0) kundër Shakhtar Dontesk në Ukrainë, në ndeshjen e kthimit, pas fitores një javë më parë në Camp Nou (5:1), e ka dërguar ekipin kataluas në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër, Manchester United e ka mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit Chelsean (2:1), pas fitores paraprake si mysafir, në Londër (1:0) dhe është kualifikuar në gjysëmfinale të ngjarjes kulminante të futbollit për klube, në Evropë.
Nesër zhvillohen dy ndeshjet tjera gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, ku Shalke 04 e pret Interin, pas fitores së javës së kaluar në “San Siro” (5:2), ndërkohë për një hap tjetër në këtë kompeticion, Reali i Madridit udhëton komod në Londër, për ta luajtur ndeshjen e kthimit, pas epërsisë në Spanjë (4:0).