Barcelona triumfoi 5-1 ndaj ukrainasve të Shahktar Dontesk, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve, duke siguruar kualifikimin për më tej, pasi vetëm një mrekulli mund të përmbysë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit.
Lionel Mesi edhe pse nuk shënon është protagonist thuajse në të gjitha aksionet e golave. Iniesta hap serinë e tyre dhe Dani Alvesh brenda pjesës së parë dyfishon rezultatin duke e mbyllur atë 2-0.
Me fillimin e së dytës Pike çon në 3-1 shifrat, ndërkohë që Shahktari përpiqet të reagojë me Rakitskim, por ende pa përfunduar festimet e këtij goli të parë Keita shënon të katërtin për Barcelonën, për t’i lënë radhën Xavit për golin e pestë, 2 minuta përpara përfundimit.
Me këtë fitore 5-1 skuadrës së Guardiolës i kthehet thjeshtë në një formalitet ndeshja e kthimit pas një jave. Duket gjithmonë e më shumë e afërt një gjysëmfinale yjesh mids Barcelonës dhe Real Madrid, pasi ky i fundit fitoi ndeshjen e parë 4-0 me Tottenham.
Në çerekfinalen, tjetër, në Londër, Manchester United fitoi ndeshjen e parë të derbit anglez me.
Në “Stamford Bridge”, padronët e shtëpisë, të udhëhequr nga Carlo Ancelotti, humbën 1-0 me një gol të realizuar nga Rooney (asist i Giggs) në minutën e 24-t.
Gjyqtari i takimit i mohoi një penallti të pastër Chelseat. Fernando Torres edhe një herë tjetër dështoi të tregonte vlerat e tij, pavarësisht se goditi shtyllën pingule.
Skuadra e Ancelottit ka provuar në disa raste për të barazpeshuar rezultatin, por e ka pasur të pamundur, pasi shtylla dhe Van Der Sar nuk lejuan që porta e Manchesterit të prekej, duke siguruar një fitore mjaft të rëndësishme për ndeshjen e kthimit në “Old Traford”.
Larg kreut për kampionatin dhe jashtë kupës, blutë e Londrës kanë të vetmin synim avancimin në Ligën e Kampioneve. Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 prill në “Old Trafford”.