Nënshkrimit të Cesc Fabregas me Barcelonën, po i vjen fundi. Dje janë zhvilluar kontaktet midis agjentit të lojtarit dhe Barcelonës.
Me sa duket edhe Arsenali është dakord që ta japë futbollistin për 35 milionë euro, plus disa euro bonus.
Cesc është shumë i emocionuar në këto momente, ai do të rikthehet në Barcelonë, pas një kohë të gjatë. Ai tani po planifikon se ku do të qëndrojë.
Sipas informacioneve, lojtari i Arsenalit ka filluar duke kërkuar një shtëpi në zonën e sipërme të qytetit të Barcelonës.
Ai dëshiron të ketë një shtëpi, afër familjes, dhe miqve të tij, kjo javë, mund të jete si relax për Fabregasin, ai mund të udhëtoje në Ibiza, dhe të beje disa ditë pushime dhe në fillim të korrikut, mund të bëhet zyrtarizimi i tij me Barcelonën.