Skuadra e Çelsit vazhdon ecurinë e saj pozitive në kampionat duke regjistruar një tjetër fitore që afron me vendin e katërt, tashmë në distancë prej vetëm tre pikësh nga Arsenali që mban aktualisht këtë pozicion.
Ndeshja ndaj Uiganit që lufton për mbijetesë ka qenë shumë e komplikuar edhe falë rezistencës së ekipit kundërshtar. Ivanoviç kaloi në avantazh skuadrën londineze në minutën e 62-të por ky ishte një gabim i rëndë i vijërojtësit që nuk pa pozicionin e dukshëm jashtë loje të mbrojtësit serb. Diamo barazoi në minutën 83-të duke ngjallur shpresat për në rezultat pozitiv të ekipit që është në vendin e parafundit në renditje. Por në minutën e 93-të të ndeshjes, Mata u tregua i aftë të devijonte në rrjetë topin e kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së Torres, për t’i dhënë 3 pikët Çelsit.
Blutë janë vetëm 3 pikë larg vendit të katërt, që aktualisht mbahet nga Arsenali, i kapërcyer përkohësisht në renditje nga Totenhem falë barazimit pa gola të këtyre të fundit përballë Sandërlend. Ndonëse Bejl, Adebajor dhe Van Der Vart krijuan raste të shumta para portës kundërshtare, ata nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë, duke u dhënë mundësinë vendasve të merrnin këtë pikë që i mban në mesin e renditjes së kampionatit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Sandërlend-Totenhem 0-0
Bolton-Fullhem 0-3
30′, 45′ Dempsi, 81′ Diarra
Çelsi-Uigan 2-1
62′ Ivanoviç, 90+3′ Mata / 83′ Diame
Liverpul-Aston Vila 1-1
82′ Suarez / 10′ Herd
Noruiç-Everton 2-2
39′ Houson, 76′ Holt / 22′, 62′ Jelaviç
Uest Bromuiç-Bllekbërn 3-0
7′ Olson (ag), 69′ Fortun, 85′ Rixhuell
Stouk-Ulvërhempton 2-1
37′ Huth, 61′ Krauç / 26′ Kaitli
Renditja
Mançester Junajtid 76, Mançester Siti 71, Totenhem 59, Arsenal 58, Çelsi 56, Njukasëll 56, Everton 44, Liverpul 43, Sandërlend 42, Fullhem 42, Stouk 41, Noruiç 40, Uest Bromuiç 39, Suonsi 39, Aston Vila 34, Bolton 29, QPR 28, Bllekbërn 28, Uigan 28, Ulvërhempton 22.