Trajneri i Çekisë, Mikal Bilek, beson se mënyra e vetme që skuadra e tij ka për të ndalur Kristiano Ronaldon është të mos e lejojë atë të vrapojë. Çekia përfundoi si kryesuese në Grupin A por Portugalia është favoritja absolute për këtë ndeshje dhe një pjesë të madhe të meritës e ka pikërisht Kristano Ronaldo.
“Do të përqendrohemi te loja jonë, e dimë që Portugalia ka talent të padiskutueshëm në repartin e avancuar me lojtarë si Nani, Postiga e Ronaldo. Për këtë arsye do të përshtatim taktikat tona për një lojë më mbrojtëse”, pranoi Bilek.
“E dimë që Portugalia është gjithashtu një skuadër kompakte dhe e balancuar, Ronaldo është i rrezikshëm por nuk është i vetmi në radhët e kësaj skuadre. Ndaj ne po bëhemi gati të përballemi me të gjithë”.
“Por për t’u mbrojtur mirë nuk do të thotë që Gebre Selasi duhet të paraqitet mirë kundër Ronaldos, duhet që e gjithë skuadra të veprojë menjëherë në mbrojtje dhe të mos i japë hapësira. Nëse Ronaldo vrapon drejt teje, është e pamundur ta ndalësh”, pranoi trajneri çek. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Greqi-Republikë Çeke 1-2
53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar
Republika Çeke-Poloni 1-0
73’ Jiraçek
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)
Varshavë
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev