Portieri i Real Madridit e ka vlerësuar sezonin e tanishëm si pozitiv duke dhënë notën tetë.
“Momentalisht marrëdhëniet me lojtarët e Barcelonës nuk janë të mira, mirëpo, ndoshta koha i shëron të gjitha, shpresoj se kjo gjendje të kalojë”, ka shkruar Casillas.
“Kjo sezonë mund të vlerësohet si pozitive. Natyrisht që çdo herë kërkohet më shumë nga njerëzit e klubit, bashkëlojtarët e mi dhe unë, mirëpo nuk kemi qenë në gjendje që ta bëjmë këtë.”
Na kanë mbetur dyert e mbyllura për në Wembley, andaj edhe sezonin e ardhshëm duhet të luajmë dhe të fitojmë më shumë, në Evropë kemi kaluar çerekfinalen që ka qenë e zezë për ne, në Kupë kemi fituar pas 18 viteve, mirëpo mbetet vuajtja për finalen e Wembley. Për këtë sezon do ta kisha vlerësuar me 8″. ka thënë Casillas.
“Futbollistët të Barcelonës nuk ia kam uruar titullin, as ata mua. Kemi pas raporte të mira me katalanasit, mirëpo, pas 4 El Classicove, gjërat pak janë ndryshuar. Secila plagë shërohet, shpresoj se edhe kjo të shërohet së shpejti” ka përfunduar Casillas.