Portieri i Realit, Iker Casillas, ka deklaruar në Meksikë se Reali është i vetmi klub për të cilin ka qenë tifoz dhe se “për merengesët do të vdesë”.
“Kemi një ekip të ri, dhëmbi i parë i të cilit ia ka dalë në finalen e Kupës së Mbretit, kur e kemi fituar këtë trofe pas 18 vitesh”, ka thënë Iker.
“Mourinho ka bërë një përmirësim në lojën e Realit, tani jemi më agresivë dhe më të pjekur”, ka shtuar ai.
“Real Madridi është një ndjenjë e vetme, e cila bartet në tërë botën, në secilin kënd të botës mund të vërehet Reali. Tërë jetën kam qenë tifoz i Real Madridit dhe këtu do të doja të vdes”, ka thënë për ESPN portieri madrilen.