Granit Xhaka është shumë i pakënaqur me fillimin e edicionit të skuadrës së tij.
Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka ka shpërthyer pas humbjes së radhës në Bundesliga.
Monchengladbach u mposht këtë fundjavë nga Hamburg në shtëpinë e vet me rezultat të lartë 3:0, duke pësuar kështu humbjen e katërt në katër ndeshje, ndërsa Xhaka nuk luajti fare për shkak të suspendimit.
“Ne duhet të vrapojmë deri sa të vjellim. Ne duhet të ndihmojmë njëri tjetrin. Ne nuk duhet të lajmë lojë individuale por lojë ekipore”, tha Xhaka për Bild.
Xhaka dhe Gladbach nesër do të nisin edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në udhëtim te Sevilla. /Express