Jamie Carragher insiston se kjo natë nuk është e rëndësishme për rekordet që po thyen mirëpo e rëndësishme për të është vetëm fitorja.
Carragher nëse sot paraqitet atëher do të bëhet lojtari i dyt i Liverpool-it që ka më së shumti paraqitje , ai do ti bëjë 666 paraqitje.
“Për mua do të jetë natë e shkëlqyer mirëpo më e rëndësishmja është ti marrim tre pikë.”
“Herën e fundit kur luajtëm kundër Fulhamit ne nuk luajtëm mirë dhe e morëm atë që e merituam, gjithmonë ekzistojnë gjëra të vogla në mendjen tonë dhe na motivojnë që të luajmë edhe më mirë.”
“Sezonin e kaluar Yossi Benayoun ishte ai që na dhuroj fitoren në minutat e fundit të ndeshjes, do të jetë ndeshje e madhe për ne.”
Carragher tha se nuk duhet nënvlerësuar Fulhami.
“Kjo ndeshje mund të jetë shumë më e vështirë sesa ajo kundër Tottenham-it, Fulham tani po luan shumë mirë dhe në shtëpi ata luajnë edhe më mirë.”
“Ata janë shumë mirë të organizuar mirëpo ne duhet të kemi kujdes sepse e dimë me çfarë lloj kundërshtari kemi të bëjmë.” tha Carragher.