Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka komentuar situatën e refugjatëve sirianë, në prezantimin e tij tek skuadra e Nantes.
Lorik Cana në prezantimin e tij tek Nantes, është pyetur edhe për situatën e refugjatëve sirianë.
Përforcimi i ri i skuadrës franceze ka dhënë përgjigjen e tij.
“Të kuptosh në të vërtetë situatën e refugjatit pa e përjetuar është absolutisht e pamundur. Askush nuk mund të gjejë një zgjidhje sidomos jo një vend i vetëm si Franca”, deklaroi Cana, raporton ‘rmcsport.bfmtv.com’.
“Kjo duhet të jetë një zgjidhje globale për një kontinent si Evropa, sepse vetëm një vend nuk mund ta bartë gjithë peshën e kësaj. Është thelbësore për të ndihmuar njerëzit, sepse duhet kuptuar vështirësitë e tyre vetëm atëherë kur jetojmë si ta”, u shpreh ai.