Golashënuesi i parë, Jose Maria Callejon dhe Jesse Rodriguez kanë theksuar për media se janë shumë të lumtur që kanë debutuar nën këmishën mbretërore.
”Ishte një nder, por pa ndihmën e kolegëve të mi nuk do të kisha mundur të shëoja. Jam shumë i lumtur me fitoren dhe me golin e shënuar”, tha Callejon, duke shtuar fjalë lavdërimi për Josfe Mournhon.
“Duke qenë këtu me vetëm për disa ditë nën komandën e Jose Mourinhos, ai më ka bindur se është më i miri në botë”, ka përfunduar Callejon.
Jesse, i cili kishte disa minuta në këtë ndeshje, tha: ”Unë jam i kënaqur me debutimin tim. Trajneri është gjithmonë prapa nesh, duke na ndihmuar në ndeshjen tonë të parë. Trajneri e din që unë jam në dispozicion të tij, sa herë që ai ka nevojë.”