E enjtja e 23 qershorit, pritet me ankth nga tifozët juventinë. Në atë ditë, do të mblidhet Këshilli Administrativ, i drejtuar nga Andrea Agnelli, për të diskutuar rreth kapitalit. Pronësia do të vendosë në dispozicion të shoqërisë një shifër mes 100-120 milionë euro, nga të cilat do të shtohen 70 milionë nëpërmjet disa lëvizjeve financiare.
Kjo shifër nuk do të përdoret vetëm për këtë sezon, por për 4-vjeçarin 2011-2015. Buxheti i sezonit të ardhshëm pritet të jetë 50 milionë euro dhe kështu Marotta duhet të jetë i shkathtë në shitjen e lojtarëve, në mënyrë që të krijohen paratë e mjaftueshme.
Rreth 30 milionë euro shpenzohen nga blerjet e Lichtsteinerit dhe Bastos. Pjesa tjetër mund të përdoret e tëra për blerjet e Matrit dhe Quagliarellas, kështu që duhen shitur mirë Martinez, Amauri dhe Iaquinta, për të marrë Agueron.