UEFA ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Sergio Busquets pas provave të ofruara nga Real Madridi mbi simulimet dhe sjelljet raciste të mesfushorit të Barcelonës ndaj futbollistit të Real Madridit, Marcelos, të cilin e quajti “majmun”.
“UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj mesfushorit të Barcelonës Sergio Busquets. Ai besohet të ketë shkelur nenin 11 të Rregullave Disiplinore të UEFA-s, pas racizmit të shprehur ndaj një prej lojtarëve të Real Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të luajtur më 27 prill”, shkruan në komunikatën e UEFA-s.
Vendimi definitiv pritet të merret të hënën më 16 prill, ndërsa dënimi më i vogël sipas mediumeve spanjolle do të jetë pesë ndeshje, që do të thotë se Busquets do ta shikojë finalen e madh të 28 majit nga tribunat e Wembleyt.