Kjo është java e tretë e Bundesligës. Në këtë vikend në Gjermani do të zhvillohen gjithsej tetë ndeshje.
Ndeshja ndërmjet Monchengladbach vs. Wolfsburg është zhvilluar mbrëmë dhe vendasit e Monchengladbach kanë shënuar fitore të thellë, 4-1
Ishin mysafirët e Wolfsburgut të parët që kaluan në epërsi, në minutën e ’13, me anë të Hasebe, mirëpo 2 minuta më vonë ishte Reus që barazoi shifrat në 1-1.
Vendasit u kundërpërgjigjën fuqishëmm pasi në minutën ‘32 u akordua penallti dhe ishte Demas ai që e kthei në gol. Ndërsa, në fund të pjesës së parë, për rezultatin 3-1 në favor të vendasve, shënoi Bobadilla.
22 minuta pasi filloi pjesa e dytë, vendasit që shënuan për rezultatin përfundimtar 4-1 dhe ishte Reus ai që shënoi edhe golin e dytë personal në ketë sfidë.
Portali LajmeShqip.com do t’ju informojë për rezultatet e ndeshjeve kohë pas kohe.
Të shtunën në Bundesligë zhvillohen këto ndeshje:
16:30 Augsburg vs. Hoffenheim
16:30 Bayern Munich vs. Hamburger SV
16:30 Borussia Dortmund vs. Nurnberg
16:30 Stuttgart vs. Freiburg
19:30 FC Cologne vs. Kaiserslautern
Të dielën zhvillohen këto ndeshje:
16:30 Mainz vs. Schalke 04
18:30 Hannover vs. Hertha BSC. (LajmeShqip.com)