Gardiani i Zonjës së Vjetër, Gianluigi Buffon, ka ripërsëritur se ai është i vendosur të mbetet në klubin italian.
33-vjeçari italian ka qenë i lidhur me Arsenalin, i cili vazhdon të kërkojë një gardian të klasit te lartë, por Buffon thotë se ai është i angazhuar për Zonjën e Vjetër të Torinos.
“Vitin tjetër do të vazhdoj të jem juventin, dhe juventin do jem gjithmonë”j tha Buffon.
“Unë nuk mendoj se ekziston një mundësi e tillë që unë të kaloj tek Arsenal, synimet e mia dhe të klubit janë të vazhdojmë së bashku.”
“Ka qenë një sezon zhgënjyes, kemi humbur shumë mundësi. Tani Evropa është objektiv minimal dhe është në pyetje dinjiteti.”