Buenos Ajres – Trazira masive shpërthyen mbrëmë në ndeshjen e futbollit në kryeqytetin argjentinas, pasi që klubi i njohur “River plejt” pësoi rënie në divizionin e dytë për herë të parë në historinë 110-vjeçare.
“River plejt” e humbi ndeshjen nga klubi “Belgrano”.
Dhuna filloi që para se të përfundojë ndeshja. Fansat e mllefosur futbollistikë filluan të shkatërrojnë dhe të hedhin karriget dhe gjërat e tjera ndaj lojtarëve të “River plejtit”. Policia i spërkaste fanset me topa uji.
Trazirat u përhapën edhe jashtë stadiumit 50-mijësh “Monumental”.
Huliganët futbollistikë i sulmuan organet e rendit me gurë, kanë djegur kontejnerë dhe automobila, kanë thyer vitrina, ndërsa policia iu kundërpërgjigj me gaz lotjsjellës, topa uji dhe plumba gome.
Në shtypjen e trazirave morën pjesë 2. 200 policë, që është operacioni më masiv policor lidhur me ndeshje futbolli në Argjentinë.
Nga shërbimet për ndihmë të shpejtë deklaruan se ka 55 të lënduar, por nuk kumtuan për raste të vdekshmërisë.