Vendasit e nisën ndeshjen furishëm dhe në mënyrën më të mirë, pasi që në minutën ‘7 Ivanschitz shënoi për 1-0, ndërsa pesë minuta më vonë ishin prapë vendasit që shënuan për 2-0, me anë të Sotos.
Skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.
Më të filluar pjesa e dytë, e kemi parë një Schalke tjetër, e cila në minutën ’57 e ngushtoi epërsinë në 2-1, me anë të Huntelaar, ndërsa për t’i barazuar shifrat është kujdesur Höwedes, në minutën ’64.
Në minutën ’84 ishte Matip, ai i cili e kaloi Schalken në epërsi për 2-3, ndërsa Fuchs në minutën e ’90 vulosi fitoren e Schalkes.
Ndeshjet e së dielës në Bundesligë përfunduan me keto rezultate:
Mainz 2-4 Schalke
Hannover 1-1 Hertha BSC. (LajmeShqip.com)