I intervistuar nga Sky Sport 24, agjenti i famshëm i FIFA-s dhe bashkëpunëtor i merkatos madrilene, Ernesto Bronzetti, ka folur edhe për Juven.
Çështja e lojtarit kampion, Aguero, është ajo kryesorja: “Shpresoj që Juventusi do ta marrë Rossin, por në këtë moment e shoh si më të mundshëm Agueron. Të them të drejtën nuk e di kë tjetër mund të marrin. Buxheti i vendosur dëshmon se ata nuk duan të gabojnë më dhe duan të kthehen të mëdhenj. Reali nuk do ta marrë Agueron, sepse Perez nuk është tip i presidentit që shkakton qejf-mbetje tek presidentët kundërshtarë.
Edhe Atletico preferon që Kun të shkojë tek Juventusi, por duhet parë edhe vullneti i lojtarit, që tek Juventus nuk mund të marrë pjesë në Champions”.
Së fundmi, Bronzetti flet edhe për Amaurin: “Lojtari nuk ka folur as me Romën as me Napolin, Parma kërkon ta mbajë, e Milani ka 6 sulmues, kurse ka oferta edhe nga Anglia, e nëse nuk arrihet gjë do të qëndrojë tek Juventusi”.