Felipe Massa dhe Kobe Brayant dy figura mjaft të njohura për sportdashësit, të cilët janë tifozë rossonerë, janë shprehur mjaft të lumtur për fitimin e titullit të Milanit në Serie A.
Kobe Brayant i cili këtë sezon dështoi me ekipin e tij LA Lakers, duke u eliminuar turpshëm nga Dallas Mavericks, tha: “Si ngushëllim kam një gjë, fitimi i Scudettos nga klubi im i zemrës Milan”, në pamundësi për t’i shikuar të gjitha ndeshjet, jam mjaftë i lumtur pas lajmit që mora se Milan është shpallur kampion i Serie A.”
Në anën tjetër, piloti i Ferrarit në F1, braziliani Felipe Massa, tha: “Jam i ngazëllyer që ekipi im i preferuar është shpallur kampion i Serie A.”
Felipe Massa aktualisht nuk po kalon një sezon të mirë me kokëkuqen, pas atij lëndimit që mori në kokë në sezonin e kaluar.