Drejtori i Interit, Marco Branca, këmbëngulë se ata nuk janë dobësuar për shkak të shitjes së Samuel Eto’o.
Nerazzurrët e kanë shitur Eto’on në skuadrën ruse të Anzhit për 27 milionë euro, mirëpo ata e kanë blerë Diego Forlanin nga Athletico Madrid dhe Mauro Zaraten, nga Lazio.
“Ne kurrë nuk kemi kërkuar ta shesim Eto’on dhe lojtari ka preferuar vetë që të shkojë tek Anzhi dhe në këtë rast ne pak kemi mundur të bëjmë,” ka sqaruar drejtori sportiv i Interit, Marco Branca.
“Samuel bërë një zgjedhje jetese, Inter ishin në gjendje për të balancuar buxhetin dhe të ulin pagat. Të ardhurat e klubeve italiane janë rreth 40 për qind më të ulëta se të ekipeve të tjera, kështu që ne duhet t’i përmbajmë shpenzimet tona.” (LajmeShqip.com)