Përfaqësuesi i Spanjës U-21, Bojan Krkiç mund të shpërngulet në kryeqytetin e Italisë, në Romë.
Sulmuesi i Spanjës U-21, në skuadrën e parë të Barcelonës ka shumë pak minuta dhe tani ai mund të shkoj tek Roma për t’ju bashkangjitur ish-trajnerit të Barcelona B, Luis Enrique.
Zërat e një kalimi të mundshëm te kryeqyteti italian, filluan që nga marrja e detyrës së trajnerit 41 – vjeçar, ndërsa menaxheri i Bojanit, Zoran Vekiç sheh mundësinë e huazimit si më të mirën.
“Nuk mendoj se do të ketë probleme mes Giallorossëve dhe Barcelonës për një marrëveshje. Më e mira do të ishte huazimi me mundësi ri-blerje. Bojan vërtet e dëshiron këtë destinacion,” tha agjentiVekiç, duke shtuar se Bojan ka nevojë për minuta dhe Barcelona është e rrethuar nga lojtarët e mëdhenj.
“Së shpejti do të takohem me drejtuesit e klubit katalunas për të zgjidhur problemin”, ka përfunduar Zoran Vekiç.