Boban luajti për Milanin ndërmjet viteve 1991-2002 dhe tha se ka ende kujtime të mira nga Italia.
“Ishte një gabim për ta humbur Pirlon,” tha ai për Il Corriere della Sera.
“Ne e kemi parë atë në këto lojëra të para të sezonit se si ai është duke luajtur për Juventusin dhe se sa i dobishëm do të kishte qenë AI për rossonerët.”
“Njëherë, në një kohë, Milano nënshkruante me lojtarët më të mirë në botë, tani, ata po shikojnë në bilancin e tyre dhe politikën e klubit,” vazhdoi ai.
Mbajtësit e Scudettos janë mposhtur 2-0 nga Juventusi i Antonio Contes, të dielën, dhe Boban beson se Pirlo ka luajtur një rol integral në fitore.
Kampionët italianë kanë filluar fushatën ngadalë, duke fituar vetëm një ndeshje në pesë ndeshjet e para. (LajmeShqip.com)