Rezultatet zhgënjyese të Çelsit kanë bërë që Andre Vijas-Boas të rrezikojë seriozisht largimin nga pankina e kësaj skuadre. Për këtë arsye, Roman Abramovic ka filluar të kontaktojë disa nga trajnerët më të mirë të kontinentit.
Ndërmjetësit e miliarderit rus kanë sinjalizuar Marselo Bielsan, i cili ka bërë të ditur se është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve, vetëm nëse do ta bëjë një gjë të tillë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Abramoviç.
Përfaqësuesit e klubit anglez kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin aktual të Atletik Bilbao. Ecuria e kësaj skuadre dhe respekti që ka lënë pas Bielsa në të gjithë vendet ku ai ka drejtuar, kanë rritur interesimin për të mes klubeve të mëdha në Evropë.
Por sipas “Marca”, Bielsa ka pranuar që për momentin ai do të ulet të bisedojë vetëm me Çelsin, në shenjë “respekti” për këtë skuadër dhe drejtuesit e saj që e kontaktuan të parët. (LajmeShqip.com)