Trajneri i Atletik Bilbao, Marcelo Bielsa, nuk shqetësohet se ku do të mbahet finalja e Kupës së Mbretit në maj të këtij viti.
Debati është ndezur në Spanjë nëse “Santiago Bernabeu” duhet të presë finalen dhe nëse takimi zhvillohet atje, a do të ketë polemika nga grupe të organizuara baske të Bilbaos dhe katalane të Barcelonës.
Kur të dy palët u takuan në vitin 2009, një pjesë e tifozëve nga të dy klubet e fishkëllyen himnin kombëtar spanjoll, duke shkaktuar polemika të mëdha.
Megjithatë, Bielsa nuk preferon ta përfshijë vetën në këtë çështje.
“Federata është organizmi i cili merret me këtë çështje, nëse unë ofroj ndonjë mendim është e kotë sepse ne duhet të pranojmë atë që ata vendosin”, tha argjentinasi për “Marca”. “Unë nuk kam asnjë preferencë.”
Bielsa këmbënguli gjithashtu se RFEF duhet të vendosë një vend të përshtatshëm për finale.
“Nuk do të brengosem për këtë çështje për sa kohë që federata gjen një vend të përshtatshëm të paktën pesë ditë para ndeshjes”.
Bielsa tha se ai është thjesht në kërkim të përballjes me Barcelonën, duke pranuar se është një ëndërr të ballafaqohesh me katalanasit.
Bilbao duhet të përqendrohet tani në kampionat, pas kërkon një vend në Ligën e Kampionëve. (LajmeShqip.com)