Besart Berisha vazhdon të jetë golashënuesi më në fortë i kampionatit australian të futbollit, ndërsa ka ndihmuar Brisbein Roar të rimarrë vendin e dytë në renditjen e kampionatit.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e avantazhit në sfidën kundër Uellington Feniks, skuadra që i kishte “vjedhur” ekipit të tij vendin e dytë në renditje pak javë më parë. Ka qenë përsëri një ekzekutim perfekt i Berishës, që ka shënuar në minutën e 41-të me një gjuajtje të shpejtë, ndonëse i mbuluar nga mbrojtja kundërshtare.
Më pas, Brisbein ka shënuar edhe golin e dytë me anë të Nikols 10 minuta para përfundimit të takimit, duke vulosur fitoren dhe duke ngjitur në vendin e dytë kampionët në fuqi.
Besart Berisha është padyshim sulmuesi më në formë shqiptar, por për momentin nuk ka asnjë sinjal nga FSHF për rikthimin e tij në kombëtare. Zgjedhja e sulmuesit për të shkuar në Australinë e largët ka ndikuar në këtë pozicionim të FSHF pasi specialistët e stafit të kombëtares nuk ka mundësi të kontrollojnë nga afër gjendjen e tij. (LajmeShqip.com)