Nicola Berti, ka folur për Javier Zanettin dhe për karrierën e shkëlqyer të legjendës zi-kaltër: “Kujtoj që në ardhjen e tij në Itali, ishte me të vërtetë i turpshëm. Mund të them se që nga atëherë e deri më tani, kur duket se është edhe në fundin e karrierës se tij, nuk ka ndryshuar edhe aq shumë.
Karriera si futbollist i ka dhënë shumë të papritura. Mund të them se është shembulli i lojtarit perfekt dhe shembulli i tij i jetës është për t’u ndjekur nga çdo lojtar tjetër i ri.
Është e pabesueshme sesi një lojtar në moshën e tij luan ende në ketë nivel të lartë loje dhe për më tepër në një klub të madh si Interi.
Është një lojtar që ka një fizik mjaft të mirë dhe për më tepër mjaft qëndrueshmëri në punën e përditshme. Mendimi im është që një person si Zanetti mundet të luaje edhe për 4 vite të tjera.