21-vjeçari ka qenë i lidhur vazhdimisht me një lëvizje prapa në Itali dhe ka deklaruar më parë admirimin e tij për rossonerët.
Berluskoni, megjithatë, beson në cilësinë që aktualisht ka Milano në sulm dhe “Balotelli, edhe pse shumë i talentuar, nuk është i nevojshëm”.
“Nuk ka mundësi që Mario Balotelli të vijë këtu,” tha ai për Sky Sport Italia.
“Ne e kemi Antonio Cassanon këtu dhe ai ka cilësi shumë, është shumë i talentuar. Ai është 100 % duke qëndruar me ne këtu”.
Në lidhje me transferimin e Samuel Eto’os në Anzhi, manjati i medies në Itali, tha: “Ata do të humbin kohën kot për ta joshur Ibrahimoviqin. Nëse rusët do të ofrojnë euro 30 milionë për Ibrahimoviqin, unë do t’i refuzoja.Unë nuk do ta ndërroj Ibrën me askënd tjetër”, shtoi ai.
Berluskoni, gjithashtu, e ka lënë derën e hapur për ish-milanistin Kaka, për një kthim të tij në San Siro, që t’i japë fund karrierës së tij në Milan.
29-vjeçari u bashkua me Real Madridin në vitin 2009, por kurrë nuk arriti të krijojë magjinë që bëri në Milano.
Megjithatë, respekti i tij në Milano mbetet i madh për kontributin e tij dhe për suksesin e tij gjatë kohës së tij me klubin.
“Kur ai u largua, na tha se do të jetë mirë në qoftë se kthehet në fund të karrierës së tij”, tha Berlusconi. (LajmeShqip.com)