Silvio Berluskoni nuk ka e fshehur asnjëherë adhurimin e tij për brazilianin Ronaldinjo dhe ka qenë ai që ka tentuar në të gjitha mënyrat ta sjellë te Milani këtë futbollist.
Por duket se ky pëlqim i ka kaluar paksa përmasat normale të një tifozi të futbollit të bukur.
Gjatë procesit gjyqësor kundër ish-kryeministrit italian, janë zbuluar detaje të festave të tij private në vilën e Arkore, ku vajzat protagoniste visheshin si fantazisti brazilian i Milanit.
Sipas dëshmisë së marokenes Imane Fadil, protagoniste e rregullt e netëve të “bunga bunga”, në këto festa, vajzat visheshin edhe si murgesha, ndërsa bënin striptizë para Berluskoni që atëherë ishte kryeministri italian.
“Në një nga festat e vitit 2010, Iris Berardi u maskua si Ronaldinjo, me fanellën dhe maskën e tij. Ajo kërceu dhe u zhvesh para Berluskonit derisa mbeti vetëm me mbathje”, është dëshmia e Fadil.
Kuptohet që këto fjalë kanë shkaktuar menjëherë një reagim mjaft të madh në forumet e tifozëve, ku sigurisht ata të Interit e Juventusit nuk kanë humbur rastin të tallen me presidentin aktual të Milanit rreth “shijeve” të tij të çuditshme. (LajmeShqip.com)