Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, nuk do të marrë ndonjë vendim lidhur me të ardhmen e tij në Arsenal deri në fund të sezonit.
23 vjeçari pranon se ndjehet i frustruar me Arsene Wenger, që nuk është shartues në skuadër.
“Kjo është tepër zhgënjyese nuk po shihem si një lojtar i ekipit të parë, por nuk do të shkoj shumë kështu,” tha danezi.
“Unë e kam dëshmuar se jam mjaft i mirë për të luajtur që nga fillimi.
“Robin Van Persie, është para meje në këtë moment dhe nuk kam asgjë për të thënë për atë, sepse ai ka shënuar 16 gola që nga Viti i Ri.”
Tani për tani, fokusi im mbetet për ti ndihmuar ekipit te triumfoj në Premier Leauge.
“Pas kësaj unë do të vendosë për të ardhmen time.”