Uellsiani është lejuar të largohet nga kampi i vendit të tij të trajnimit për të udhëtuar në Merseyside, për të diskutuar kthimin e tij mahnitëse në Anfield, ndërsa David Ngog niset për në Bolton.
Sulmuesit i është dhënë leje nga Uellsi të lë kampin e tyre të trajnimit në Celtic Manor dhe të udhëtojë në Merseyside, për të diskutuar një kalim senzacional.
Liverpool dhe City kanë mbyllur bisedimet në lidhje me strukturën e marrëveshjes, e cila mund të jetë ose një sezon huazimi ose një transferim i lirë.
Për Bellamy interes kishte shprehur edhe QPR mirëpo Liverpool bëri veprimin e duhur pasi ra dakord për të shitur David Ngog tek Bolton Wanderers për 4 milionë funte. (LajmeShqip.com)