“Po ecim në rrugën e duhur, është shumë emocionuese. Skuadra është e re në moshë ndaj po vazhdojmë të rritemi. Për momentin ndjehem mirë këtu, po luajmë një futboll të mirë dhe jemi në garë për titullin kampion”.
Këto janë fjalët e thëna për “ESPN” nga Garet Beil. Futbollist uellsian që i pëlqen Realit të Madridi e Barcelonës, ka përfunduar edhe një herë në mes të merkatos për shkak të largimit të mundshëm të trajnerit Herri Redknap, personi i vetëm që duket se mund ta mbajë atë te Totenhem.
Lojtari ka shpjeguar edhe ndryshimin e pozicionit të tij në fushë, që i krijon mundësinë të jetë më vendimtar për Totenhemin.
“Lojtarët e mëdhenj si Kristiano Ronaldo, kanë kuptuar se duhet ndryshuar diçka në pozicionin dhe mënyrën e lojës, edhe për faktin se gjenden shpesh para dy kundërshtarëve. Kam menduar të bëj të njëjtën gjë pasi gjatë sezonit të kaluar kisha dy vetë para dhe nuk gjeja hapësira. Ndaj kam vendosur të përfshihem më shumë në lojë duke përfituar personalisht më tepër në këtë sezon”, tregoi ai rreth mënyrës se si po luan tani, duke avancuar si mesfushor i mirëfilltë në krahun e majtë. (LajmeShqip.com)