Ergys Kaçe, ylli i Kombëtares shqiptare, ka mohuar raportimet e mediave se ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin Gianni De Biassi.
Pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Portugalisë qarkulluan zëra se Ergys Kaçe është fjalosur me Gianni De Biasin rreth mos aktivizimit në fushën e gjelbër.
Por, ylli i Shqipërisë dhe PAOK-ut ka mohuar raportimet e mediave se ka pasur mosmarrëveshje me strategun italian, raporton Gazeta Express/
“Marr shkas nga këto shkrime ne rrjetet sociale apo dhe ne gazeta qe unë si Ergys Kace kam kundërshtuar trajnerin dhe nuk kam dashur që të grumbullohem në ndeshjen me Portugalinë”, ka shkruar Kaçe në Facebook.
“ Unë deklaroj me bindje të plote që nuk kam asgjë me trajnerin dhe unë jam shume i qartë nga trajneri Gianni De Biazi ne strategjitë e lojës se ti. Unë për Kombin tim do jem gjithmonë i gatshëm dhe do jap kontributin tim nga Stoli ose dhe nga TV ne qofte se është e mundur. Ju falënderoj Përzemërsisht E.Kace”.