Futbollisti me i pasur në planet është kush tjetër përveç se David Beckham, i cili aktivizohet tek skuadra amerikane La Galaxy, e që për një vit grumbullon hiq më pak se 40 milionë dollarë.
I dyti me radhë renditet Cristiano Ronaldo, që aktivizohet tek skuadra mbretërore, e që brenda një viti fiton 38 milionë dollarë, kurse menjëherë pas tij vjen ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, i cili brenda një viti fiton 32 milion dollarë.
Pas këtyre pasojnë, Kaka me 25 milionë dollarë, Ronaldinho me 24 milionë dollarë, Thierry Henry me 21 milionë dollarë, Wayne Rooney me 20 milionë dollarë, Frank Lampard me 17 milionë dollarë, Zlatan Ibrahimoviç me 17 milionë dollarë dhe Samuel Eto me 15 milionë dollarë.
Duke përjashtuar Davide Beckham, në La Ligën spanjolle lojtarët paguhen më së shumti, menjëherë pas Spanjës renditet Premier League e Anglise, ndërsa e treta është Serie A.
Nëse i mbledhim fitimet e të gjithë këtyre bashkë atëherë vlera e tyre arrin në shifrën e 249 milionë dollarëve për një vit.
Portali lajmeshqip.com sjell listën e dhjetë futbollistëve më të paguar në botë.
1) David Beckham – LA Galaxy, 40 milion dollarë
2) Cristiano Ronaldo – Real Madrid, 38 milion dollarë
3) Lionel Messi – Barcelona, 32 milion dollarë
4) Kaka – Real Madrid, 25 milion dollarë
5) Ronaldinho – Flamengo, 24 milion dollarë
6) Thierry Henry – New York Red Bulls, 21 milion dollarë
7) Wayne Rooney – Manchester United, 20 milion dollare
8) Frank Lampard – Chelsea,17 milion dollarë
8) Zlatan Ibrahimovic – Milan AC, 17 milion dollarë
10) Samuel Eto’o – Inter, 15 milion dollarë