Ditmar Hamann insiston se Bayern Munich duhet ta gjej një trajner tjetër.
Ish përfaqësuesi i Gjermanisë, Ditmar Hamann insiston se Bayern Munich duhet ta sjell një trajner tjetër në skuadër në vend të Pep Guardiolas.
Ai tha se, spanjollin do ta vlerësonte me një notë 5 nga 1 deri në 10, pasi ka dështuar në Ligën e Kampionëve dhe kundër skuadrave të mëdha në Bundesliga.
“Besoj se nuk do të ishte keq nëse Bayerni do të sjellë një trajner të ri. Nëse do të më dihej ta vlerësoja nga 1 deri në 10 Guardiolan, atëherë do t’i jepja një 5”, tha Hamann për Sky.
“Në ligë kanë qenë të mirë, por në Kupë janë mposhtur nga Dortmundi, ndërsa në Ligën e Kampionëve kanë dështuar dy vite radhazi. Nuk e di nëse Van Gaal dhe Heynckes do të ruanin vendin e tyre po të kishin këto rezultate”, vazhdoi Hamann.
Krejt në fund tha se, Guardiola duhet të tregohet i sinqertë dhe nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve këtë edicion, atëherë duhet të largohet.
Kujtojmë se Guardiola ka kontratë me Bayernin deri në fund të këtij edicioni.