Bayern duket që kërkon t’i rrëmbejë Schalkes edhe Jefferson Farfan. Spas lajmeve të fundit, Bayern do t’i linte rrugë të hapur Schalkes të transferojë Reusin, në mënyrë që të lehtësojë marrjen e Neuer në Munich.
Kjo do të bënte që Bayern të kërkojë një emër të ri si zëvendësues të Robbenit dhe Riberys, ndërsa te Schalke shanset e Farfanit për të luajtur do të zvogëloheshin shumë.
Është vetë “Bild” që deklaron se Heynckes iu ka kërkuar drejtuesve te Bayernit Jefferson Farfan për të qenë lojtari zëvendësues i Ribberys, tashmë pas largimit dhe të Altintop. Mbase emri i Peruanit 27-vjeçar do të përfshihet në tratativat për Neuer.