Bavarezët e filluan takimin mbarë, duke sulmuar menjëherë zviceranët, dhe në minutën e ‘8 ishte Bastian Schëeinsteiger ai që e kaloi në epërsi skuadrën 1-0.
Gjatë gjithë lojës gjermanët humbën shumë raste, mirëpo ishte Arjen Robben ai i cili i dha një lloj qetësie skuadrës, duke shënuar në minutën e ’72 për rezultatin përfundimtar 2-0 në të mirë të Bayernit.
Pas ndëshkimit të Bedas, në minutën e fundit, Zyrich mbeti me një lojtar më pak në terren.
Nga pesë ndeshjet tjera, të cilat u zhvilluan për play-off, dhe që vlejnë për pjesëmarrje direkte në Ligën e Kampionëve, Wisla Krakoë ka shënuar fitore minimale 1-0 kundër Apoel, Maccabi gjithashtu ka shënuar fitore 2-1 kundër Genk, Odense e ka befasuar Villarealin duke e mposhtur me rezultat 1-0 dhe Dinamo Zagreb e ka demoluar skuadrën suedeze të Malmos me rezultat 4-1. (LajmeShqip.com)