Kryeqyteti i Çekisë, Praga, ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e Superkupës së Evropës, ku përball do të jetë Bayern Munchen, fituesi i Ligës së Kampionëve dhe Chelsea, e cila triumfoi në Europa League.
Ajo që e bën interesantë këtë sfidë është edhe fakti që përballë njëri-tjetrit do të jenë Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, mes të cilëve ekziston një rivalitet, që nisi në 2010 në La Liga e që vazhdon në distancë edhe tani.
Pep Guardiola nuk e ka problem të vlerësojë punën e rivalit të tij Jose Mourinho, serisa e pranon se synon ta fitoj këtë trofe.
“Kam shumë respekt për Mourinhon dhe karrierën e tij. Përpiqem të mësoj shumë nga trajnerët anembanë botës dhe këtu përfshihet edhe portugezi. Ne do të përpiqemi të fitojmë superkupën e Evropës dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe ai. Duhet të tregojmë kujdes pasi Mourinho është një mjeshtër i kundërsulmit dhe kur humbet topin ndaj skuadrave të tij, atëherë rrezikon të pësosh gol”, ka thënë spanjolli.
Ndërkohë, Jose Mourinho e cilëson finalen e Superkupës së Evropës si përgatitore për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, ndërsa mohoi që brenda kësaj sfide ka edhe një duel mes tij dhe Pep Guardiolës.
“Është një finale Chelsea – Bayern, jo një duel Mourinho – Guardiala. Është bukur të luash kundër kampionëve të Evropës, ndeshja kjo që do të na ndihmojë të përgatitemi për këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Forca e Bayernit nuk janë individët, por grupi, edhe pse lojtarët e Bayerni po kalojnë momentin më të mirë të karrierës së tyre.”, deklaroi portugezi.
Thiago Alcantara dhe Holger Holger Badstuber janë mungesat e sigurta në formacionit e Guardiolës për arsye dëmtimi, ndërsa Frank Riberi dhe Havi Martinez janë në dyshim.
Ndërkohë, Mourinhotuhasje e ka ekipin e plotë, ku mungesa e vetme prite të jetë David Luiz, i cili vuan nga një tërheqje muskulore./express/