UEFA do ta lejojë Barcelonën që në fanellat e saj të ketë edhe logon UNICEF-it. Ajo do të ketë e vendosur prapa në fanellë, gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2011/12.
FC Barcelona ka bërë të ditur se si rezultat i bisedave aktive me UEFA-n dhe gatishmërisë së tyre, do të jetë e mundshme që në sezonin e ardhshëm gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të shfaqin edhe logon UNICEF-it në shpinë të fanellës, dhe “ne jemi duke pritur vetëm për dizajnin final”.
Dëshirojmë ta falënderojmë, në emër të klubit, gatishmërinë e UEFA-së, si rezultat i së cilës imazhi i Barcelonës në Ligën e Kampionëve do të jetë i lidhur me UNICEF-in.
Kështu, Barcelona do të ketë dy emra të sponsorëve në fanella, në të gjitha kompeticionet: Qatar Foundation, përpara dhe UNICEF, prapa.