Barcelona e ka mposhtur në udhëtim Sevillën me rezultat 1-4, të dielën në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligës spanjolle.
Padyshim se njeriu kryesor në fitoren e kalatonasve ishte Lionel Messi, i cili shënoi dy gola tejet të rëndësishëm në këtë ndeshje, madje këto ishin golat e parë për argjentinasin në vitin 2014.
Ballafaqimi ndërmjet Sevillës dhe Barcelonës është luajtur në terren të rrëshqitshëm pasi shiu nuk u ndalë gati gjatë gjithë ndeshjes.
Alberto Moreno pas 15 minutave lojë ndezi atmosferën në stadium duke sjell ekipin nikoqirë në epërsi prej 1-0.
Ndërkohë, në minutën e 34-të, Alexis Sanchez barazoi shifrat në 1-1, megjithëse, ai shënoi gol nga pozita jashtë lojës, por që gjyqtari nuk e mendojë ashtu.
Për pushim të qetë të Barcelonës u përkujdes Lionel Messi, i cili më një supergol kaloi ekipin e tij në epërsi prej 2-1.
Lojë e mirë është luajtur edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, sidomos nga futbollistët e Barcelonës.
Ylli kampionëve në fuqi, Messi në minutën e 56-të ngriti epërsinë e Barcelonës në 1-3, ndërkaq, Cesc Fabregas në minutën e 87-të i jep goditjen e fundit Sevillës duke shënuar golin e katërt për Barcelonën.
Barca më këtë fitore rikthehet në krye të tabelës me 57 pikë, aq sa ka Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Bazuar në renditjen tabelore duket se në këtë edicion do të zhvillohet garë e ‘nxehtë’ për titullin e kampionit./Kosovapress/