Shoqata e Klubeve Evropiane e ka shpallur Barcelonën klubin më të mirë për sezonin 2014/2015.
Ekipi katalunas sezonin e shkuar fitoi tre trofe të çmueshëm, Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Copa del Rey.
Barcelona gjithat fitoi edhe Superkupën e Evropës, pasi mposhti Sevillan, por e humbi betejën me Atheltic Bilbaon për Superkupën e Spanjës, transmeton Telegrafi.
Klubi ukrainas, Dnipro, u shpërblyen me çmimin e progresit sportiv, pas arritjes në finalen e Ligës së Evropës, përkundër të gjitha shanseve dhe pritjeve.
Çmime fituan edhe Arsenali dhe Levadia Talin e Estonisë, për punë me tifozët dhe komunitetin e futbollit.