Presidenti Sandro Rosel ka pranuar se Barcelona është në gjendje të vështirë financiare dhe ka paralajmëruar stabilizim financiar në tre vjetët e ardhshëme.
“Kreditë duhet të kthehen”, ka thënë Rosel. “Duhet t’i shlyejmë borxhet e tanishme, bankat na besojnë, mirëpo askush nuk falë asgjë. Na është thënë se borxhi është më i vogël nga ai moment që kemi ardhur dhe kjo është një vështirësi”, tha Rosell.
Barcelona ka borxh 450 milionë euro dhe duhet të shesë lojtarë në sezonet e ardhshme që t’i zvogëlojë harxhimet, posaçërisht në kohën e transferimeve.
“Kemi 45 milionë, plus të holla nga shitja e lojtarëve që mund t’i investojmë në blerje për këtë sezonë”, ka thënë Rosell.
Nuk ankohet vetëm klubi i Barcelonës, pasi që futbolli spanjoll është pranë falimentimit, sepse borxhi i përgjithshëm i skuadrave prekë shifrën e 400 miliardë eurove, ndërsa me borxhe po përballen edhe më shumë se 300 futbollistë që luajnë në Primera dhe Segunda Division, pohon “Marca”.
Por, kriza financiare nuk e ka goditur vetëm futbollin spanjoll, në të cilën 21 skuadra janë pranë falimentimit, por edhe shumë sporte të tjera.
“Situata është aq serioze, ashtu që greva e futbollistëve është realitet”, shkruan “Marca”, duke shtuar se shumë skuadra të Ligës së Dytë Spanjolle e kanë të patjetërsueshme të bien në një kategori më poshtë, pasi që nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhet ndaj futbollistëve.