Zërat më të fundit vijnë nga Barça që kjo e fundit i ka bërë një ofertë përfundimtare për sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez. Kjo gjë vërtetohet edhe nga disa të përditshme spanjolle.
E përditshmja spanjolle “Sport” ka deklaruar se Barcelona ka bërë një ofertë të fundit për Sanchez dhe tashmë gjithçka varet nga përgjigjja e drejtuesve të Udineses.
Udinese kërkon plot 50 milionë euro për kilianin, por oferta përfundimtare e Barcelonës është 40 milionë euro dhe nëse ndodh që klubi italian të mos e pranojë një shumë të tillë, atëherë është e mundur që Sanchez të mbetet në Serie A.
Manchester City është larguar nga gara për të nënshkruar me yllin e Udineses, Alexis Sanchez. Përfaqësuesi i Kilit është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë dhe Barcelona është në ndjekje të tij.
Vlera e lojtarit të Udineses është rreth 50 milionë euro dhe City me kampionët e Evropës i kanë këto para për të.
Por, dëshira e lojtarit është që të kalojë në Barcelonë dhe pas tërheqjes së Cityt, kjo mund të ndodhë shumë shpejt. Sanchez kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera evropiane si Interi, Real Madridi dhe Chelsea.