Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Sergio Batista, ka deklaruar se Messi është lojtari më i mirë i gjitha kohërave. Sipas tij, ai mund ta udhëheqë një ditë Argjentinën drejt Kupës së Botës.
“Lionel Messi është më i mirë se Maradona, ai e kalon atë. Për mua, Messi është më shumë se një lider në fushën e lojës”.
“Në ndeshjet e fundit kemi bërë disa lojëra me kombëtaren tonë, të ngjashme si loja e Barcelonës, por mbi të gjitha është se ne e kemi Messin në skuadër, pasi që më të është gjithçka më e sigurt. Ai duhet me qenë kapiten i skuadrës për të ardhmen, loja e kombëtares duhet të bazohet mbi të”, ka thënë trajneri Baptista.