Ever Banega është bërë protagonisti fatkeq i një incidenti të veçantë që do t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Lojtarin argjentinas e ka përplasur makina e tij duke i thyer si tibian, ashtu edhe peronin, për ta lënë për 6 muaj jashtë fushave të futbollit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites të së dielës, kur futbollisti ka shkuar për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ai ka harruar t’i vërë makinës frenat e dorës dhe në momentin kur ka shkuar për të paguar paratë, makina ka lëvizur duke i shkelur këmbën futbollistit dhe duke i shkaktuar frakturën e dyfishtë.
Sipas mjekëve të Valencias, pas operacionit, lojtari është i detyruar të qëndrojë të pakën 6 muaj pushim, që do të thotë se 23 vjeçari mund të kthehet të luajë vetëm në sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)