Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka provokuar Interin para derbit të qytetit të dielën.
Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka ngacmuar rivalin e qytetit, Inter, para derbit të dielën.
Ylli italian ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, me një mesazh të fuqishëm.
“Jam krenar që jam tek Milani. Në të mirë apo në të keqe do të jap shpirtin që kuqezinjtë të jenë gjithnjë triumfues. Dashuroj vetëm Milanin dhe fansat e tij, ndaj dhe në derbi do të mundohemi ta nxjerrim Interin të dështuar nga fusha”, shkroi Balotelli.
Sulmuesi luajti edhe në Inter.