Gareth Bale ka favorizuar Cristiano Ronaldon për të fituar “Topin e Artë” dhe e ka quajtur atë si “lojtari më i mirë në botë”. Ronaldo në fitoren 5-0 kundër Almerian shënoi golin e tij të 25-të për Real Madridin këtë sezon.
Ai gjithashtu ka qenë në formë të jashtëzakonshme për shtetin e tij, kur shënoi tre gola kundër Suedisë për t`ia siguruar Portugalisë një vend në Kampionatin Botëror, shkruan almakos.
“Për mua, ai është lojtari më i mirë në botë dhe askush nuk i afrohet atij”, ka thënë Bale për Ronaldon. “Ai e meriton atë çmim [Topin e Artë]. Ai me formën e tij dhe golat e shënuar e ka treguar këtë, veçanërisht për Portugalinë. Ai tregoi se çfarë lojtari botëror është”.
“Prejse kam arritur këtu ai ka qenë i pabesueshëm. Golat që ka shënuar ai janë të rëndësishëm këtë sezon”.