Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, ka thënë se uellsiani kurrë nuk ka qenë afër ndonjë transferimi te Manchester United, dhe se është i lumtur në Real Madrid.
Barnett ka deklaruar se lojtari është i lumtur në Real dhe mund të qëndrojë te klubi mbretëror deri në fund të karrierës.
“Nuk do t’a përjashtojë një rikthim të tij në Premier Ligë, por ai ka kontratë me Real Madridin edhe për disa vite dhe shpresoj se do të qëndrojë deri në fund të karrierës”, ka thënë agjenti i lojtarit.
“Atij i pëlqen atje dhe gjërat po shkojnë mirë për të. Jam krenar për mënyrën se si e kemi ndihmuar që të ambientohet”, ka shtuar Barnett.