Bajerni i Mynihut është gati t’i ofrojë anëtarësinë honorifike Papa Benediktit XVI. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i bavarezëve, Uli Hënes.
Ati i Shenjtë, 84 vjeçari Xhozef Racinger, ka lindur në Marktl, një fshat vetëm 110 kilometra larg Mynihut, në landin e Bavarisë.
Hënes tha se do të ishte i lumtur të përfshinte “bavarezin” mes 170 mijë anëtarëve të klubit.
“Nëse ai pranon, ne do të shkojmë dhe do t’i japim atij anëtarësimin honorifik”, konfirmoi 60 vjeçari për “Sport1”.
Benedikti nuk do të ishte Papa i parë që merr anëtarësimin honorifik nga një klub gjerman futbolli.
Paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali II, ishte njëkohësisht një anëtar nderi i Borusia Dortmund dhe Shalkes, ndonëse ishte me origjinë polake dhe nuk kishte as lidhje “shpirtërore” me dy klubet. (LajmeShqip.com)