Mikel Arteta është transferuar nga Everton tek Arsenal, në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, dhe lojtari shpreson që t’i ndihmojë skuadrës së Arsenalit.
Arteta kishte nënshkruar me Evertonin, nga Real Sociedat, në vitin 2005, dhe skuadra spanjolle do të përfitojë 1 milionë euro nga shitja e tij në Arsenal.
Por, Arteta, 29, shpreson se shitja e tij mund t’i ndihmojë Evertonit për t’i zvogëluar disa nga problemet elementare në Goodison.
Ai tha: “Klubi është në një situatë kur kanë nevojë për ta shitur dikë, ata nuk duan ta vënë ekipin në një situatë kur për një ose dy vjet mund të jenë në rrezik.” (LajmeShqip.com)